Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Aktivitete

RIGJALLËRIMI I PRODHIMIT ARTIZANAL NË QYTETIN E BERATIT

Kastriot Dervishi
Lajmëtari i Beratit
19 dhjetor 2005, nr. 120 faqe 9

Qyteti i Beratit, është i njohur si një nga qytetet kryesore të kulturës dhe traditës të Shqipërisë. Duke pasur këtë trashgimi kulturore krijon kushte të favorshme edhe për zhvillimin e turizmit kulturor. Por ajo që ne kërkojmë ta rigjallërojmë sot, është infrastruktura në shërbim të këtij turizmi dhe pikërisht resurset kulturore, ku bëjnë pjesë edhe prodhimet artizanale, të cilat kanë qënë pjesë substanciale e jetës së përditshme, dhe e mënyrës së jetesës, ka qënë veprimtaria themelore jetësore e shumë brezave në shumë shekuj.

E vërteta është se Berati, është qytet me vlera të garantuara, vlera që po e çojnë drejt shpalljes pasuri botërore. Kjo situatë ka sjellë edhe vlerësimin shumë të madh të MTKRS, e cila për herë të parë ka shpalosur strategjinë e saj për zhvillimin e turizmit kulturor, dhe Berati si një qëndër shumë e rëndësishme e këtij turizmi. Këto lloj prodhimesh, të realizuara në gur, dru, metal, qëndistari, qeramika etj, që trashegojmë nga e kaluara kanë nivel shumë të lartë, ndërsa ato që po shohim në tregun e sotëm, në ndërtimet e reja, (pasi dihet se guri, druri, qeramika zënë një vend shumë të madh) janë të një niveli shumë të ulët nga pikpamja e vlerave.

Unë sot dua ti bëj me dije auditorit disa projekte, për rigjallërimin e prodhimit artizanal në qytetin e Beratit. I pari tashmë ka marrë rrugë në bashkëpunim me Rajonin e Puljas Itali, në kuadrin e projektit IMAZHE TIPIKE TE TRADITES ARTIZANALE, ITERREG 3A me Unionin e Komunave, Diso, Spongano, Andano. Dhe pikërisht ata do të financojnë për ngritjen e kurseve të përbashkëta të artizanatit dhe konkretisht në gdhëndjen e gurit, drurit, qeramikës, qëndistarisë etj. Në fillimet e tij është edhe një program tjetër, në bashkëpunim me Universitetin e Leçes Itali.

DREJTORI
KASTRIOT DERVISHI


« Tetor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri