Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Muzeu Kombëtar Onufri



Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në qëndër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986.Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek.XVI.

Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e katedrales së qytetit. Katedralia është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, dhe u përket piktorëve ikonografë shqiptarë që kanë krijuar në shekujt XIV – XX:

  • Onufri,
  • Nikolla i biri i Onufrit
  • Onufër Qiprioti
  • David Selenica
  • Kostandin Shpatarakut
  • Çetirët ( Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu)
  • shumë piktorëve të tjerë anonim.

Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lartë si edhe të autorëve të tjerë. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe, në anën veriore, dhe dykatëshe , në anën perëndimore. Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi, duke përbërë një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin nga shek. i XVIII-në shek. XIX.

Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat jane vepra të piktorit Joan Çetiri.

Ikonabartësin e katedrales së Beratit e ka gdhëndur mjeshtri Naumi nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit, në mesin e shekullit të XIX-të,

Në vitrina janë të ekspozuar edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të trevës së Beratit.

« Dhjetor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri