Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Salla e katit te dytë
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin
Edhe në këtë mjedis të marteksit, ku ngjitesh me një pale shkallë të drunjta, ekspozohen me një seri ikonash . Midis tyre, ato të piktorit Nikolla, të marra nga kasha e Shën Mitrit në kala, janë të një përmase dhe lidhen qartë me stilin ikonografik të autorit. Ato shquhen për ngjyrat e forta , me tone të qeta, me ndriçime të theksuara në vëllimet maksimale të portreteve dhe të duarve. Ikona që paraqet Shën Kollin në bust, me qendrimin përballë, si dhe një tjetër, gjithashtu me këtë temë, e cila paraqet figurën e plotë në qëndër të kompozimit, të rrethuar me skena të vogla nga jeta e tij, janë vepra të Onufër Qipriotit, autor ky I mjaft ikonave të tjera dhe I afreskeve të kishës së Shën Kollit, që ndodhet pranë kishës së Vllahernes në Kala.Në allën e dytë të marteksit gjendet një fragment ikonastasi I pikturuar,I cili kushtohet, gjithashtu, Shën Kollit, me dy skena të ndara me një bordure druri, me thellime spirale të kryqëzuara, përtë përcaktuar dy skenat e vdekjes së Shën Mërisë, në të djathtë, dhe të Shën Kollit, në të majtë. Portreti në miniature dhe arkitektura në sfondin e skenave shquhen për vizatimin elegant dhe kontrastet e ngjyrave përgjithësisht të ngrohta, ku spikat e kuqja e ndezur, karakteristike e mjeshtër Onufrit.Një ikonë në përmasa sa edhe ikonat e mëdha  të ekspozuara në katin e pare I kushtohet, gjithashtu, Onufrit. Kjo ikonë, tema e cilës është “Joan Pagëzori”, përbën për nga stili dhe vlerat koloristike veprën më të arritur të mjeshtrit . Ndonëse me ripikturime të dukshme, ajo që përfaqson vlerat më të shquara të ikonografisë së shekullit të 16-të në Shqipëri. Salla e katit të dytë, përveç ikonave të tjera, në mbyllje të saj ka edhe një ikonë me temë “Eptaritmin”, e cila paraqet interes të veçantë për zhvillimin tematik në pasurimin e skenës me elemente vendees. Në pejsazhin që shoqëron figurat paraqitet kalaja e qytetit të Beratit, lumi Osum, ura dhe kishat karakteristike në natyrën piktoreske të qytetit.Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqsojnë edhe ikonat e vendosura në ikonastasin e praruar të kishës, të cilat, përgjithësisht, janë vepra të piktorit Joan Çetiri.Disa tekstile dhe objekte metalike të ekspozuara në vitrinë dëshmojnë për një traditë artizanale me nivel të lartë, që vazhdon për disa shekuj në qytetin e Beratit.Në këtë muze vizitori gjen vlera nga më të shquarat të ikonografisë mesjetare, që përfaqsojnë trditën e pasur kulturore e artistike të popullit tone.
Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja: Salla e katit të dytë
« Tetor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri