Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Salla e katit të parë
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin
Në këtë sallë, përballë derës së hyrjes,është ekspozuar një nga ikonat më të bukura të fondit , vepër e mjeshtër Onufrit.Ikona paraqet tipin ikonografik të njohur të Shën Mërisë. Udhëheqëse dhe ka qënë pjesë e serisë së ikonave të kësaj kishe. Figura paraqitet bust Krishtin fëmijë në krahun e  djathtë. Sfondi i ikonës mbulohet me metal të petëzuar, të dekoruar me motive gjeometrike e bimore.Ato janë realizuar me teknikën e rrahjes në pjesë dhe  në vë llime të ndryshme. Dy engjëj të pikturuar në forma rrethore  në të dy anët, sipër portretit, me duar të mbështjella me pelerinë, si dhe dekori  i pasur  i brezit fundor të ikonës, shtojnë pasurinë tematike dhe gamën e ngjyrave të saj.Figura e Shën Mërisë  dekorohet me filigrane, që përdoret më shumë në veshjen e figurës së Krishtit.Portreti i Shën Mërisë, me vështrim të tërthortë, me kalime delikate të ngjyrave, me linjat  e rrumbullakta, sytë e mëdhenj dhe me vizatimin e mprehtë e të mbyllur,ijep vështrimit një moment të veçantë psikologjik, solem dhe hije rëndë. Stili i kultivuar dhe ikonografia e kësaj ikone janë elementet të artit të paleologëve, që arrijnë një formë të për kryer në shekullin e 14-të. Elemente të ngjashme stilistike I ndeshim edhe në ikona të tjera të muzeut,me temë “ Pantokratorin’’ ose ‘’Johan Pagëzorin’’, të cilat gjithashtu,I kushtohen mjeshtër Onufrit.Ikona,që paraqet dy shënjtorët ushtarakë,Tironin e Stratillatin,është ekspozuar pranë derës së hyrjes për në naos.Figurat e tyre në këmbë,kompozohen në formatin e një katrori.Të kthyer nga njëri tjetri,me duar te ngritura në formë lutjeje,me veshje ushtarake,me ngjyra e me forma të pasura,ato paraqesin një kompozim simetrik,I cili theksohet nga dy mburojat dhe ushtat e kryqëzuara.Portretet me vetulla të mbledhura mbi ballë,ngjyrat e gjalla e të harmonizuara nëpërmjet nuancave të kundërta me interes për të modeluar format e sheshta me kalime të holla e delicate,e lidhin këtë ikonë,sikurse edhe ikonën me temë Kozmai e Demjanoni,me veprimtarinë e Onufrit.Një ikonë tjetër e vendosur në këtëmuze që paraqet një skenë të lindjes së Shën Mërisë,duhet të jetë vepër e Nikollës.Skena paraqitet në natyrë,e pasur me elemente e figura të dhëna me përmasa të vogla,të shpërndara me një ritëm të theksuar diagonal.Ikona me veshje metalike e Shën Mërisë,së tipit ‘’Udhëheqëse’’ e datuar në shekullin e 14-të,është tipike e kësaj periudhe në stilin dhe ikonografinë që paraqet.Kjo ikonë ka shërbyer në ritualin festiv të kishës së Shën Mërisë.Mbulimi me metal të petëzuar është I një periudhe më të vonshme.Në vazhdim të sallës,një ikonë me përmasa më të mëdha,gjithashtu,me temë Shën Mërinë,shquhet për karakterin e veçantë krahinor.Figurat me vëllime të plota e të mëdha,me një vizatim më pak  të kultivuar,por me një ndjenjë të theksuar reale për format dhe ngjyrat e përmbajtura e të harmonizuara,I japin asaj vlera origjinale në vargun e series së ikonave të muzeut.Mjedisi I pare I kësaj sale mbyllet me një ikonë të vogël,por me vlera të rralla,me temë ‘’Ungjillizimi’’.Skena paraqitet në përmasa katrore.Dy figurat kryesore,në pozicione e momente te ndryshme,zotërojnë hapësirën e skenës,e cila pasurohet me forma arkitekturore,pemë e banderola festive.Shpërndarja e dritës në mënyrë të theksuar,palat ritmike e në lëvizje të figures së kryeengjëllit  me drita e qetë gati e njëtrajtshme në figurën tjetër,kanë një grafikë e kolorit të veçantë,që janë karakteristikë e veprave më të mira të shekkullit 14-të.Në mjediset e kësaj sale gjenden,gjithashtu,disa vitrina me objekte të shërbesës dhe me kapakë ungjijsh të dekoruar.Gjithashtu në serine e objekteve në metal është ekspozuar edhe një ikonë me metal të rrahur,e cila është vepër e mjeshtrit beratas Agathangjel Mbrica.Ikona paraqet skena bga jeta e profet Ilias dhe shquhet për format e plota disi arkaikemsi dhe për dekorin me karakter bimor,që zbukuron anët e ikonës.Në sallën e katit të pare të muzeut,mjedisi është I madh.Këtu është ekspozuar numri më I madh I koleksionit të ikonave.Nga e majta paraqitet ikona me temë ‘’Ipapandia e Krishtit’’,e cila ka bërë pjesë në ikonastasin e kishës së Evangjelizmosë në kala.Në këtë kishë janë gjetur edhe ikonat e tjera të kësaj serie, të cilat I atribuohen Onufrit dhe sot gjenden të ekspozuara në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.Ikona e Ipapandisë e paraqet skenën në një kompozim gjatësor.Figurat,në radhë njëra pas tjetrës,me ritëm dhe me vizatim elegant,shoqërohen nga arkitektura e pasur e tempullit,plot forma e ngjyra të ndezura.Modelimi I kultivuar I figurave dhe ngjyrat plotësuese I japin ikonës një bukuri të veçantë , çka është karakteristikë  e  të gjithë sërisë së ikonave të Onufrit . Stili ikonografik I kësaj ikone  lidhet më së miri me figurat dhe me skenat e ikonostasit të kishës së Evangjelizmoit, që paraqitet përgjatë gjithë faqes perëndimore të kësaj sale. Midis figurave bust të apotujve, interes të veçantë paraqet skena qëndrore e lutjes. Në të vihet re më mire pasuria e madhe e formave, karakteri elegant e tepër delikat I tyre, si dhe finesa e veçantë, që përbëjnë tiparet e artit të përkryer të mjeshtër Onufrit.Në figurën e Pantokratorit, I cili paraqitet në përmasa të mëdha se ato të ikonës së  Shën Mërisë të vendosur në hyrje të muzeut, shihet, gjithashtu, po I njëjti stil I përkryer ikonografik. Format e plota me pala të qeta, ngjyrat në të kundërta me reflekse të pasura I gjejmë të modeluara me një përsosmëri të veçantë teknike edhe me veshjen e figurës . Figura bust e Krishtit paraqitet në këtë ikonë e rreptë, me qafë të trashë e vështrim të mprehtë. Portreti duket qartë që është një rikipturim I mëvonshëm I bërë ndoshta nga I njëjti piktor, I cili ka realizuar ikonën tjetë të Pantokratorit, të vendosur në murin përkundrejt kësaj sale. Në këtë ikonë që datohet e shekullit të 17-të, hijet mjaft të theksuara, e jo të tejdukshme, me ngjyra të errata, pa kalime e nuanca të pasura, përkojnë me karakterin e një picture thellësisht mistike, e cila është shumë larg nga jeta dhe efektet toneve delicate të pictures më të mire periudhës paleologe.Në këtë sale interes paraqet edhe ikona e Shën Mërisë Përkëdhelëse, e cila datohet në shekullin e 17-të. Ajo ruan qartë lidhjet me tipin ikonografik të njohur të ikonave që vijnë nga Kreta. Ikona shquhet për format e pastra,ngjyrat e tejdukshme, me tone delicate e me kalime të ëmbla, për vizatimin delikat dhe palat në lëvizje, të cilat shoqërojnë shpesh format e qeta të veshjes. Dekori I pasur në aureolat e inçizuara e lidhin këtë ikonë me ikonat e tjera të muzeut, duke përbërë një seri ikonash familjare, njëra prej të cilave është vendosur në kavalet dhe tjetra midis dy harqeve të para të sale së poshtme .Midis dy harqeve të pilasters së dytë është ekspozuar një tjetër ikonë, me temë “Shën Mëria Përkëdhelëse”. Kjo ikonë është vepër e piktorit Joan Çetiri, autor I pjesës më të madhe të ikonave të ikonastasit të kishës . Ajo përbën një zhvillim të ri në stilin ikonografik, I cili tashmë paraqitet me elemente të theksuara jetësore. Vendosja e fëmijës  midis duarve të Shën Mërisë , trajtimi I formave, I veshjeve dhe I detajeve tregojnë qartë për një paraqitje të ndryshme nga mënyra e njohur tradicionale . Korniza e gdhëndur me motive bimore, e ngjyrosur dhe e praruar me ar, e cila përkufizon skenën, është vepër e mjeshtër Stefanit.Ikona, e cila paraqet Shën Mëhillin në njërën anë dhe Shën Gjegjin në anën tjetër, e vendosur në kavalet në fund të sallës së dytë të katit të pare , ka qënë e kishës së Shën Gjergjit. Stili I saj ikonografik paraqet një veçanti në serine e ikonave  të muzeut.
Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja: Salla e katit të parë
« Dhjetor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri