Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Seksionet

Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, e ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër.Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi I altarit si dhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe në anën veriore, dhe dykatëshe në anën perëndimore. Një portik I hapur, me një sistem harqesh e kolonash të gurta gjendet në anën jugore. Disa shkallë të çojnë në derën e anë veriore të ajatit të mbyllur, e cila përbën hyrjen kryesore për në mjedisin e ekspozimit.Karakteri I veçantë I arkitekturës së interiereve është mjaft I përshtatshëm për ekspozimin e ikonave dhe synon të ruajë sa më shumë vlerat dhe natyrën e tyre orgjinale. Salla qëndrore e kishës, naosi, përbëhet nga tre nefe gjatësore të përcaktuara secila nga dy radhë prej katër kolonashcilindrike me kapitele decorative në reliev, si dhe një pilaster katrore. Mbi kolonat dhe pilastrat në drejtimin veri-jug kalojnë harqe nga të cilat më I larti është ai I nefit qendror. Mbulesa dhe kolonat me lartësi të ndryshme alternojnë hapësirat e ngushta me ato sa gjerësia e nefit qëndror për të krijuar vendin e dy kupolave.Nga jashtë kupolat mbulohen me çati që  përfundon me fronton.

salla1

Në  sallën e parë përballë derës së hyrjes,është ekspozuar një nga ikonat më të bukura të fondit , vepër e mjeshtër Onufrit.Ikona paraqet tipin ikonografik të njohur të Shën Mërisë. Udhëheqëse dhe ka qënë pjesë e serisë së ikonave të kësaj kishe. Figura paraqitet bust Krishtin fëmijë në krahun e  djathtë. Sfondi i ikonës mbulohet me metal të petëzuar, të dekoruar me motive gjeometrike e bimore.Ato janë realizuar me teknikën e rrahjes në pjesë dhe  në vë llime të ndryshme. Dy engjëj të pikturuar në forma rrethore  në të dy anët, sipër portretit, me duar të mbështjella me pelerinë, si dhe dekori  i pasur  i brezit fundor të ikonës, shtojnë pasurinë tematike dhe gamën e ngjyrave të saj.Figura e Shën Mërisë  dekorohet me filigrane, që përdoret më shumë në veshjen e figurës së Krishtit.Në mjediset e kësaj salle gjenden,gjithashtu,disa vitrina me objekte të shërbesës dhe me kapakë ungjijsh të dekoruar.Gjithashtu në serine e objekteve në metal është ekspozuar edhe një ikonë me metal të rrahur,e cila është vepër e mjeshtrit beratas Agathangjel Mbrica.Ikona paraqet skena nga jeta e profet Ilias dhe shquhet për format e plota disi arkaikemsi dhe për dekorin me karakter bimor,që zbukuron anët e ikonë

salla2

sallën e dytë  në të cilën  ngjitesh me një pale shkallë të drunjta, ekspozohen  një seri ikonash. Midis tyre, ato të piktorit Nikolla, të marra nga kasha e Shën Mitrit në kala, janë të një përmase dhe lidhen qartë me stilin ikonografik të autorit. Ato shquhen për ngjyrat e forta , me tone të qeta, me ndriçime të theksuara në vëllimet maksimale të portreteve dhe të duarve. Ikona që paraqet Shën Kollin në bust, me qendrimin përballë, si dhe një tjetër, gjithashtu me këtë temë, e cila paraqet figurën e plotë në qëndër të kompozimit, të rrethuar me skena të vogla nga jeta e tij, janë vepra të Onufër Qipriotit, autor ky I mjaft ikonave të tjera dhe I afreskeve të kishës së Shën Kollit, që ndodhet pranë kishës së Vllahernes në Kala.Salla e katit të dytë, përveç ikonave të tjera, në mbyllje të saj ka edhe një ikonë me temë “Eptaritmin”, e cila paraqet interes të veçantë për zhvillimin tematik në pasurimin e skenës me elemente vendees. Në pejsazhin që shoqëron figurat paraqitet kalaja e qytetit të Beratit, lumi Osum, ura dhe kishat karakteristike në natyrën piktoreske të qytetit.

kisha

Ndërsa mjedisi i altarit përbëhet nga bema me absiden gjysmëcilindrike, ku është pikturuar një brez me profetë në këmbë , të kornizuar  me një nervaturë  harkore për secilën  figure nga sipër .
Një ikonastas i gdhëndur në dru , në reliev të thellë, nga mjeshtër Stefani, mban datën 1806 . Amvoni,proskinitari,altari, si dhe objekte të tjera në argjend , plotësojnë interierin e kishës.Kompleksi  arkitekturor mbulohet me çati dyujëse, ku spikatin tamburi dhe çatitë tërthore me frontone në të  dy krahët e tij.Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi dhe përbën një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në fazën e kalimit nga shekulli I 18-të në atë të shekullit të 19-të.

« Dhjetor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri